Beat FM Albania

Debat në familjen Kardashian-West, shkak vajza e tyre North

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këngëtari i njohur Kanye West nuk është aspak dakord që vajza e tij e madhe North të grimohet. Madje sipas mediave të huaja ai nuk e lejon të bijën të veshë bluza të shkurtra duke sjellë mjaft debate në familje.

Për diçka të tillë është shprehur bashkëshortja e tij, personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian për E!News:

“North po përpiqet të mësojë si të grimohet, por ajo e ka të ndaluar ta bëj këtë gjë, sepse babai i saj nuk e lejon të lyhet derisa të arrijë moshën e adoleshencës. Tani ka nisur një diskutim i ashpër në shtëpi për këtë gjë. Mendoj se si prind mëson rrugës si të veprosh dhe ne kemi kuptuar se nuk duam që ajo të lyhet që tani, por North më shikon mua duke vendosur buzëkuq dhe dëshiron edhe ajo”,-është shprehur Kardashian.

Më herët ajo është shprehur se dëshirën e North për t’u lyer e ka shkatuar tezja e saj Kylie Jenner, e cila i dhuronte buzëkuq mbesës. Më parë këngëtari nuk i ka patur këto probleme me të bijën, por gjithçka ka ndryshuar pasi ai ju dedikua fesë.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED