Beat FM Albania

Demi Lovato dhe e shkuara me drogën, “Nuk pendohem për asgjë”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një vit më parë, Demi Lovato pushtoi mediat për shkak të problemeve shëndetësore me mbidozën. Prej asaj kohe, këngëtarja ka dhënë disa intervista por asnjëherë nuk kishte folur hapur për problemet e varësisë që desh i mori jetën.

Lovato theu heshtjen për Teen Vogue, teksa u shpreh se ka patur një vit të vështirë.

“Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe tani shoh një luftëtare. Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive. Nuk do të doja ta ndryshoja drejtimin e jetës sime.

Nuk pendohem për asgjë. Unë e dua personin që jam sot. Në një koncert në Brooklyn vjet në pranverë, thashë se pija vodka në një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villja në makinë dhe mendova se kjo s’është më e lezetshme, s’është më qejf. Duhet të ndryshoja jetën time. Kështu që ndryshova.”, shtoi ajo.

Kujtojmë se në korrik të një viti më parë, Demi u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën si pasojë e mbidozës nga drogërat e forta, kryesisht heroinë dhe kokainë.

The post Demi Lovato dhe e shkuara me drogën, “Nuk pendohem për asgjë” appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED