[ad_1]

Kjo verë për Dhurata Dorën ka qenë mjaft e ngarkuar me projekte muzikore. Ajo ka korrur sukses me të gjitha produksionet që ka bërë, por këtë sukses që ka arritur sot, nuk e kishte përjetuar më parë.
Të gjithë jemi kënaqur dhe kemi kërcyer nën ritmet e këngës ‘Zemër’, nga bukuroshja jonë shqiptare dhe këngëtari francez Solking. Kënga u bë e dëgjuar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve. E shkruar në tre gjuhë, shqip, frengjisht dhe anglisht, kënga ka kapur majat e klikimeve.
Ditën e sotme Dhurata na tregoi se ‘Zemër’ ka arritur plot 300 mijë klikime në youtube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara shqiptare. “Pas 5 muajsh 300 milionë vieës. Koha për një tjetër këngë”,-ka shkruar Dhurata, duke na lënë të kuptojmë që një tjetër hit po vjen.

[ad_2]

Leave a Reply