[ad_1]
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka lançuar koleksionin e ri “pranverë/verë 2020”, të bashkëpunimit të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve, “Pepe Jeans”.
Lajmin këngëtarja e ndau fansat në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto nga fushata reklamuese si dhe një video ku ajo shihet duke kënduar e vallëzuar teksa ndërron veshje të koleksionit të ri.
Nëse në koleksionet e kaluara #DUAFORPEPE veshjet ishin më glamur dhe për mbrëmje, koleksioni i ri përbëhet më shumë nga bluza, pantallona dhe fustane me ngjyra të lehta, të përshtatshme për veshje të përditshme dhe për stinët e pranverës dhe verës.
Koleksioni tashmë ka dalë në shitje, dhe gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë porositë e tyre.
The post Dua Lipa me koleksion të ri për ‘Pepe Jeans’ appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]