[ad_1]
Dua Lipa ka diskutuar pabarazinë gjinore në industrinë e muzikës në një intervistë të fundit për Revistën GQ.
Princesha e muzikës pop, 24 vjeçare, tregoi në këtë intervistë presionet e ndryshme të vendosura mbi artistët mashkuj dhe femra, ndërsa pozonte për numrin e ri të Revistës “GQ”, e cila në edicionin e muajti qershor i kushtohet NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) dhe të gjithë punëtorëve të tjerë kryesorë.
Dua ka thënë gjithashtu gjatë intervistës se ndjehet krenare për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili u publikua muaj më parë.
Pavarësisht se është një nga interpretuesit me fitimin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, ajo beson se ka ende një çekuilibër midis trajtimit të këngëtarëve meshkuj dhe femra.
Ajo insistoi që është e përkushtuar të inkurajojë femrat e tjera që të marrin role jo konvencionale në muzikë, veçanërisht në prapaskenë.
Dua tha: “Ekziston një problem masiv – që ndoshta fillon në shkolla – në të cilat vajzat nuk inkurajohen domosdoshmërisht të luajnë në shumë instrumente mashkullore, nuk inkurajohen me të vërtetë të hyjnë në regji-produksion, ndërsa burrat natyrisht mund të shkojnë në atë rrugë”.
[ad_2]