[ad_1]
Dua Lipa ka ndarë së fundmi në një emision britanik radiofonik detajet e takimit të saj të parë.
“Ishte takimi i parë dhe ai më çoi në një festë. Më pas shkuam në zonën e duhanpirësve dhe ai nisi të puthej me një vajzë tjetër. Ishte shumë qesharake. Ajo zonë ishte mjaft e ngushtë dhe ishim vetëm unë, ai dhe ajo vajza.
Unë thjesht po e shihja teksa e puthte dhe po mendoja: Po ndodh vërtetë? Më pas thashë: Ok, në rregull, dikush të më sjellë xhaketën. Kështu, mora xhaketën time dhe ika”, është shprehur Dua.
Një ekspreiencë aspak e këndshme për Duan, e cila ka treguar menjëherë karakterin e saj të fortë prej shqiptareje.
Aktualisht këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me Anwar, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe bashkë dyshja ndodhen me pushime në Indi.
The post Dua Lipa tregon për takimin e parë ‘Ai po puthej me një tjetër’ appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]