Në një gjykatë në Londër vijoi episodi i radhës i telenovelës së divorcit Johnny Depp-Amber Heard. Gjatë gjyqit të nisur prej aktori ndaj gazetës “The Sun”, në praninë e Depp, u lexuan disa mesazhe që ai ia kishte nisur mikut të tij, Paul Bettany, ku shprehte dëshirën për “ta djegur” dhe “mbytur” ish-bashkëshorten.
Në mesazhet që i përkasin vitit 2013, aktori i “Piratët e Karaibeve” përdori fjalë të forta kundrejt Heard: “Ta djegim Amber. Ta mbysim para se ta djegim. Pastaj të sigurohemi mirë që kufoma e karbonizuar të jetë e vdekur” thotë Depp. Në gjykatë u lexuan edhe mesazhe të tjera të shkruara nga divi hollivudian, në maj 2014 ku ai tregon se ishte përhumbur mes pijes dhe pilulave dhe se po mendon që ta lërë pijen.
The post “Dua ta mbys, ta djeg”, vijon telenovela e divorcit të aktorit Johnny Depp, dalin mesazhet me fjalë të rënda ndaj ish-bashkëshortes appeared first on 98.5 FM.