Beat FM Albania

Durrës, kalendar i ngjeshur artistik në teatrin “Moisiu” në tetor

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit gjatë këtij muaji janë programuar disa shfaqje teatrale nga trupa dramatike e qytetit.

Ndërkaq Qendra kulturore ka bërë të ditur kalendarin e spektakleve që përfshijnë edhe shfaqje e monodrama të trupave të tjera teatrore, si dhe koncerte të orkestrave vendase.

Nga kalendari i publikuar një javë më parë mësohet se trupa e teatrit “Moisiu” do të ngjitet në skenë pesë herë me komedinë “Revizori” të autorit rus Gogol.

Një trupë tjetër e teatrit të Durrësit me regji nga Stefan Çapaliku do të shfaqë premierën e dramës “Eldorado”.

Pas pak ditësh në skenë do të ngjitet tragjedia “Salome” e Oskar Wilde me një kast aktorësh të njohur mes të cilëve Yllka Mujo.

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” me dirigjent Petrika Afezollin dhe orkestra frymore e qytetit kanë programuar shfaqjet e tyre më 17 dhe 18 tetor, ndërsa tre shfaqje të tjera teatrale nga trupa të ndryshme do të jenë mysafirë gjatë gjithë muajit tetor.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED