[ad_1]
Të mirës hapi derën dhe në fakt, një gjë të tillë e ka bërë familja, Price.
Pasi rezultoi e pastër në testin e kancerit të gjirit, nëna e tre fëmijëve, Lynne ka mësuar se ka fituar lotarinë prej 1 milion paund. Lajmi i bukur erdhi nga burri i saj, David, i cili nxitoi drejt shtëpisë për t’i dhënë gëzim bashkëshortes së tij.
Gjithsesi, lajmin më të bukur duket se e ka dhënë gruaja. Në testet e fundit, nëna e tre fëmijëve, e cila vuante nga kanceri i gjirit prej vitit 2015 kishte rezultuar e pastër. Kjo është hera e tretë që kjo familje fiton lotarinë.
Në marsin e këtij viti, një e afërme e çiftit, Ade Goodchild, 58-vjeç fitoi 71 milionë paund, ndërkohë që në vitet ’90, motra e David, Judith fitoi një shumë të konsiderueshme, por që u shkatërrua më pas nga firmat piramidale.
Nga deklaratat e çiftit, mësohet se ishin shpesh pjesë e lotarisë, ndërsa njëra nga dy biletat e blera së fundmi rezultoi fituese.
[ad_2]