[ad_1]

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga jeta publike. Në rrjete sociale ai është futur thjesht për të lajmëruar fansat e tij se është mirë, për t’i falenderuar për përkrahjen dhe mesazhet e gjata që i kanë shkruar.

Me datë 26 Gusht ai postoi një video në profilin e tij të Instagramit duke treguar se ka vendosur të rikthehet me projekte të reja muzikore, sado që më parë kishte vendosur të largohej nga muzika. Motivimin për t’u rikthyer ai e ka marrë nga njerëzit që i kanë treguar sa shumë e duan dhe e vlerësojnë.

Mesa duket Flori po e mban fjalën dhe ai po punon për një bashkëpunim që pritet të publikohet së shpejti. Flori ka bashkëpunuar me Brunon dhe Shkurte Gashin. Kjo e fundit ka dhënë lajmin e këtij dueti që ka gëzuar shumë fansa, pasi Flori që prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Shkurte ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shfaqet pranë dy kolegëve dhe ka shkruar: ‘Së shpejti’.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *