Rachel Matthews, aktorja e “Frozen 2”, në rolin e Honeymaren ka treguar se prej një javë ndodhet në vetizolim për shkak se ka rezultuar pozitive me COVID-19.
“Hej miq, u testova dhe dola pozitive për COVID-19 dhe kam një javë në karantinë. Nuk di se cili do jetë hapi im i radhës, por padyshim që do mbetem në karantinë derisa të më thuhet si të veproj ndryshe. Pushoni, puni shumë lëngje dhe qëndroni të vetëkarantinuar”, shkruan Rachel.
Rachel nuk është e vetmja personazh i njohur i infektuar. Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson, Kristofer Hivju, Matthew Deane Chanthavanij, Nicola Porra, Giuliana De Sio dhe Olga Kurylenko.
The post Edhe aktorja e ‘Frozen’ pozitive me COVID-19 appeared first on 98.5 FM.