Mbretëresha Elizabeth, 93 vjeç ka bërë një paraqitje zyrtare, në një event në pallatin e Buckingam-it, ku ka ndarë disa medalje për njerëz që kanë kontribuar në fusha të jetës shoqërore në Britani.
Detaji që ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve është fakti që mbretëresha ka vendosur dorashka. Kjo është hera e parë, që nga viti 1952 pasi monarkja britanike preferon ti ketë duart e lira, kur vendos dekoratat.
Ky veprim i mbretëreshës është komentuar si një masë paraprake ndaj koronavirusit, pasi sipas ekspertëve statistikat tregojnë se virusi është më i rrezikshëm për moshat e thyera, të cilat kanë një përqindje më të lartë të shkallës së vdekshmërisë.
The post Edhe mbretëresha e Anglisë në panik nga koronavirusi, bën gjestin e papritur appeared first on 98.5 FM.