Beat FM Albania

Edhe Vesa Luma ka qenë viktimë e bullizmit

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Video e një vogëlushi 9-vjeçar që i kërkon së ëmës litar për t’u mbytur sepse në shkollë e tallin për shkak se vuan nga nanizmi ka bërë xhiron e botës. Pas kësaj videoje ka patur reagime të shumta dhe një ndër personazhet e famshëm që ka reaguar është edhe Vesa Luma. Vesa ka treguar se edhe ajo ka qenë viktimë e bullizmit, por kjo e ka bërë më të fortë.

“Rasti i këtij fëmije më tronditi shumë si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria sime në fillore të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambicioze dhe më të fortë për jetën! Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë…Deri vonë nuk e kam kuptuar pse…shumë trauma për vite me rradhë të cilat vetëm familja ime është munduar t’i përballojë me mua. Dhe mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED