[ad_1]

Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ashtu si shumë artistë të tjerë është solidarizuar me të gjithë shqiptarët që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ajo së bashku me vëllain e saj Nate Dushku kanë bindur shumë studentë e përfaqësues të Universitetit elitë të Harvardit të bashkohen për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Fillimisht ajo ka prezantuar në këtë Universitet dokumentarin e saj të parë për Shqipërinë ku thekson se sa shumë dashuri dhe mall ndjen për vendin e saj.

“Shqipëri të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ju.” -shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

The post Eliza Dushku bashkëpunon me Universitetin e Harvardit për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply