[ad_1]

Banorët e Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe studentët përreth kontribuuan për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut, “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një donacion online të hapur në GoFundMe. Ndërkohë, gjatë shfaqjes së mbrëmshme, aktorja shqiptare me famë botërore dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë.

Shoqata Studentore Shqiptare ne Harvard publikoi në rrjetin social Facebook disa fotografi nag shfaqja, ku e pranishme ishte edhe vetë Eliza me vëllanë e saj, Nate Dushku.

“Çfarë nate e madhe bamirësie! Një javë pas tërmeteve katastrofike në Shqipëri, organizata jonë mblodhi sonte 8030 dollarë në shfaqjen e dokumentarit “Dear Albania”, mirëpritur nga Nate dhe Eliza Dushku. Në periudha të vështira, kjo ngjarje na kujtoi unitetin dhe solidaritetin e shqiptarëve. Faleminderit për të gjithë ju që erdhën dhe dhuruat. Ne gjithashtu duam të falënderojmë Eliza dhe Peter Palandjian që dyfishuan të gjitha dhurimet. Përfshirë GoFundMe tonë, i cili ka mbledhur 1144 dollarë, kjo sjell fondet totale të Harvardit ASA për tërmetin në 9174 dollarë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ata shkruan më tej se ende nuk është vendosur saktë se ku do të shkojnë paratë, megjithatë shqiptarët do të mbeten për çdo gjë të informuar në vazhdim.

[ad_2]

Leave a Reply