[ad_1]
Ellen DeGeneres mbajti një fjalim emocional gjatë fillimit të emisionit të saj “The Ellen Show” të hënën, i cili do të transmetohet sot.
“Sot është e hënë dhe dje ishte e diel. Ishte ditëlindja ime dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Awards. Unë isha e nominuar, nuk fitova. Nuk është këtu problemi”, filloi emisionin e saj Ellen.“Dje ishte një ditë e rëndësishme për mua për të festuar, por ja që morën lajmet tragjike për vdekjen e Kobe Bryant, dhe gjithçka ndryshoi për një sekond. Dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas”.Komedianja e njohur televizive u shpjegoi shikuesve se, shfaqja është xhiruar paraprakisht, episodi që transmetohet të hënën u xhirua javën e kaluar – para se ylli i basketbollit NBA, Kobe Bryant, të humbte jetën në moshën 41-vjeçe, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter të dielën në mëngjes në Kaliforni. Mes lotësh, Ellen vazhdoi fjalimin duke thënë, “Jeta është e shkurtër dhe brishtë, ne nuk e dimë edhe sa ditëlindje do festojmë, vetëm shijojeni jetën”.
“Kështu ju nuk mund të prisni ditëlindjet për të organizuar festë, ju duhet të festoni çdo ditë të jetës suaj. Dhe nëse nuk i keni thënë dikujt që e dashuroni, bëjeni atë. Tregoju njerëzve që i do. Telefonoji miqtë tuaj. Përqafoni ata”, thotë ndër tjerash Ellen.Bryant ishte i ftuar shpesh tek Ellen, madje kësaj të fundit i dha intervistën e parë ekskluzive që pas largimit nga NBA në vitin 2016, si golashënuesi i tretë në historinë e NBA, duke përfunduar dy dekada me Lakers.
Ai gjithashtu u shfaq tek Ellen në prillin e kaluar, kur, përveç të tjerave, diskutoi për gruan e tij të dashur, Vanessen dhe vajzat e tyre.
Në atë kohë, ata po prisnin fëmijën Capri, e cila tani është vetëm shtatë muajshe.
[ad_2]