[ad_1]
Fansat nuk do t’i harrojnë disa nga skenat nudo në sezonet e para të ‘Game of Thrones’ dhe po ashtu as Emilia Clarke. Aktorja zbuloi se pas atyre skenave pas xhirimit të të cilave shpesh herë ishte detyruar të shpërthente në të qara në banjo, kërkesat për nudizëm e përndoqën vazhdimisht.
Pas përfundimit të “Game of Thrones”, Clarke rrëfen se në të gjitha projektet e mëvonshme producentët i kanë ushtruar presion që të aktrojë e zhveshur, gjë për të cilën ajo nuk ka rënë dakord.
“I jap shumë rëndësi faktit nëse ndihem ose jo rehat.
Jam përballur me shumë situata kur u kam thënë që duhet të jem e mbuluar me
çarçafë, por më kanë thënë që do të zhgënjeja fansat e Game of Thrones.” tregoi
ajo.
“Unë
nuk kisha aktruar ashtu kurrë. Kisha marrë pjesë në vetëm dy filma më parë dhe
pastaj, krejt papritur, e gjeta veten duke xhiruar tërësisht lakuriq në një
skenë me shumë njerëz. Më dukej se isha jo e denjë për të kërkuar diçka.”,
shtoi ajo duke kujtuar xhirimet e “Game of Thrones” dhe duke theksuar se nuk do
të zvhishej më nëse nuk ndihej komode.
The post Emilia Clarke flet për skenat seksi në ‘Game of Thrones’ dhe presionin për të interpretuar e zhveshur appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]