Beat FM Albania

Ermal Mamaqi rikthen në ekran mjeshtrin e madh të humorit…

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Pas filmit “Dy gisht mjalt’, Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet për filmin e tij të ri “I love Tropoja”. Pak kohë më parë me anë të një postimi në Instagram ai zbuloi titullin e filmit të ri dhe se këngëtarja Enca do të ishte pjesë e tij.

Më pas zbuloi edhe personazhe të tjerë të njohur si Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

“Jam i lumtur t’ju prezantoj me projektin e ri. Filmi titullohet “I Love Tropoja”. Do i kthejmë imazhin që i takon Tropojanëve. Një histori që nxjerr pa bazë filmin Taken. Marko from Tropoja është një superstar”, shkruante më herët Ermali.

Xhirimet e filmit janë vendosur në veri të Shqipërisë dhe herë pas here ai ndan me ndjekësit momente se si po ecën puna.
Ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi të aktorit të mirënjohur, Behar Mera e krahas saj shkruan: “Mjeshtri i humorit Behar Mera nga protagonistët e “I love Tropoja””.

foto galeri

The post Ermal Mamaqi rikthen në ekran mjeshtrin e madh të humorit… appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED