[ad_1]

Edhe pse jo në garë kantautori shqiptar Ermal Meta nuk
ka munguar të lë gjurmën e tij artistike dhe në këtë edicion të ’70 të
Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2020. Nën autorësinë e tij, ai solli këtë
herë një këngë dedikuar femrës, një frymëzim nga një histori e vërtetë. Bëhet
fjalë  për historinë e Gessica Notaro,
ish Miss Romagna dhe një nga pjesëmarrëset e Miss Italia 2007 e cila sot 31 vjeç,
përpiqet të fshehë plagët që ish i dashuri i shkaktoi  duke i hedhur acid në fytyrë. E gjithë
kjo pasi nuk mund ta pranonte vendimin e Gessicas për t’u ndarë.  Kantautori shqiptar e rrëfeu me art,
historinë dramatike të Gessicas, e së bashku me një tjetër kantautor italian
Antonio Maggio realizuan këngën “La faccia e il cuore” (Fytyra e
zemra) të cilën e këndoi vetë Gessica që ka një zë të mtekullueshëm, e të këndoëj
është një nga pasionet e saj.

The post Ermal Meta, pjesë e Sanremo-s, me një krijim të veçantë appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply