[ad_1]

Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë” do të mbajë një koncert të madh në Tiranë.

Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor te salla e Katedrales Ortodokse do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri.

Lajmin e bënë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.

Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë.

Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.

P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YËCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Veliaj në Facebook.

[ad_2]

Leave a Reply