Beat FM Albania

Euro 2024/ Trajneri Silvinjo zbardh listën e lojtarëve për dy “finalet” e nëntorit

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Trajneri i kombëtares Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit ku bie në sy sërish mungesa e Armando Brojës së dëmtuar si dhe grumbullimi pas shumë kohësh i Arbnor Muçollit. Ky i fundit luan me Goteborg në Danimarkë, ndërsa është rikthyer mbrojtësi Ardian Ismajli.

Mungesë në këtë listë mund të konsiderohet edhe Marvin Çuni, i cili këtë fundjavë shënoi gol në Seria A.

Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë e sulm, tekniku i Kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED