[ad_1]
Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry për të dhënë dorëheqjen nga roli mbretëror, ka ardhur si një “bombë” për Mbretëreshën. Edhe pjesa tjetër e familjes, kanë mbetur të shtangur nga vendimi i çiftit.
Familja mbretërore britanike reagoi pas njoftimit të Harry dhe Meghan, duke theksuar se e kuptonin dëshirën e tyre për t’u distancuar nga detyrat e tyre mbretërore, por paralajmëroi se ky largim ishte “i ndërlikuar” dhe do të merrte “kohë”.
Në të vërtetë, siç zbuloi Daily Mail, Meghan Markle dhe Princi Harry nuk i informuan familjarët e tyre për vendimin dhe vendimin ata e kanë mësuar nga televizionet.
Mediat britanike, të ashtuquajturat burim brenda Pallatit, raportuan se Mbretëresha Elizabeth ishte shumë e zhgënjyer nga vendimi i Markle dhe Harry.
“E tronditur, e trishtuar dhe pak e zemëruar me çiftin”, tha i njëjti burim.
[ad_2]