[ad_1]
Bebe Rexha ishte këtë fundjavë në Brazil, ku mbajti një koncert të paparë në Rio.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka publikuar një video nga performanca në Instagram, ku tregon dashurinë e madhe të fansave për të.
Njëri prej tyre madje, ishte aq i fiksuar për të takuar këngëtaren, saqë theu sigurimin dhe hyri për t’iu hedhur në qafë Bebe-s.
Rojet nxituan menjëherë për të nxjerrë prej aty, por Bebe e përqafoi dhe e lejoi madje të ngjitej me të në skenë, ku kishte për të performuar.
“I dua fansat e mi. Faleminderit Brazil”, shkruan Bebe në videon e publikuar ku shfaqet bashkë me fansin e saj të çmendur.
[ad_2]