Një fans kinez i basketbollit është burgosur për shtatë ditë pasi tha se më mirë të kishte parë koronavirusin që “përhapet dhe vret qindra” se sa Kobe Bryant.
Fansi, i identifikuar si Mr. Han u arrestua në Xuzhoi pasi shkrimi i tij në internet ra në dorën e policisë.
Ai e dërgoi mesazhin të hënën, një ditë pasi legjenda e “LA Lakers”, 41 vjeç dhe vajza e saj 13 vjeçare, së bashku me 7 të tjerë humbën jetën në aksident ajror në Calabasas, Kaliforni.
Mr Han shkroi: “Më mirë të shihja qindra që vdisnin nga koronavirus se sa të lexoja për vdekjen e Kobe”.
Autoritetet në qytetin Xuzhoi, në Kinën Lindore thanë se u arrestua për ofendimet publike pasi përdoruesit e rrjetit social “WeChat” raportuan mesazhin e tij.
Policia tha se shkrimi u konsiderua si i papërshtatshëm dhe që shkaktonte impakt negativ në shoqëri.
Atij iu dha një dënim shtatë-ditor.
Deri tani, rreth 132 njerëz kanë vdekur në të gjithë Kinën dhe më shumë se 6.000 në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin, ndërkohë që numri është rritur në mënyrë dramatike që prej javës së kaluar.