Beat FM Albania

“FIFA The Best 2019”, triumfojnë Messi dhe Rapinoe

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Lionel Messi dhe Megan Rapinoe janë fituesit e mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIFA The Best”, të mbajtur në teatrin legjendar të artit “La Scala” në Milano, një ceremoni ku u vu re mungesa e Cristiano Ronaldos.

Argjentinasi triumfoi në mënyrë suprizë në garën për trofeun e Lojtarit më të Mirë të FIFA duke mposhtur favoritin kryesor për këtë çmim, Virgil Van Dijk dhe pikërisht Cristiano Ronaldon.

Ndërsa Megan Rapinoe, fituesja e Topit të Artë të Botërorit të Femrave u shpall si Futbollistja më e Mirë e FIFA, teksa la pas shoqen e saj të skuadrës te kombëtarja amerikane Alex Borgan dhe anglezen e Olympique të Lyon, Lucy Bronze.

Fitorja në Ligën e Kampioneve me Liverpoolin i dha Jurgen Klopp-it trofeun e trajnerit më të mirë me gjermanin që ishte në një garë të fortë me dy teknikë të tjerë që janë në Premier League, Pep Guardiola i Manchester City-t dhe Mauricio Pochettino i Tottenham-it.

Përsa i përket futbollit të femrave, ishte Jill Ellis ajo që u shpall trajnerja më e mirë, teksa mposhti Phil Neville dhe Wiegman. Trajnerja e SHBA është e para që fiton 2 herë titullin botëror në futbollin e femrave.

Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të FIFA u dha edhe trofeu i portierit më të mirë të vitit që i shkoi padyshim Alisson Becker të Liverpool-it, ndërkohë që u përcaktua edhe formacioni ideal i vitit që përfshin edhe 3 finalistët për trofeun e FIFA The Best, Messi, Van Dijk e Ronaldon.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED