Shpesh, publikut i krijohet ideja se personazhet e njohur të medias janë vite dritë larg stilit tonë të jetesës. Fifi, këngëtarja e njohur nga Kosova e cila ka bërë shqiptarët të dashurohen me këngët e saj, shpesh ka treguar se nuk e ka aspak kompleks të bëj publike stilin e saj të jetesës. Ndryshe nga shumica e shqiptarëve, ajo ka treguar se është blerëse e dyqaneve me rroba 2 euro, se udhëton me autobuz nga Prishtina në Tirane, pra se nuk është një Pariziene por një njeri si të gjithë ne.
Këngëtarja së fundmi deklaroi se është duke mbajtur një dietë strikte për t’u dobësuar, por mbrëmjen e djeshme e ka shkelur dietën e dobësimit.
Gazetari i MCN Radio Albania, Ronaldo Sharka, fans i zjarrtë i sufllaqes, pasi ka lënë nam duke ngrënë në kohë rekord sufllaqe me qepë në orën 12 të natës, shumë pranë vetes ka hasur edhe Fifin, e cila kjo e fundit i bënte konkurencë vetëm pak metra më tej duke konsumuar disa sufllaqe.
View this post on InstagramA post shared by MCN Radio (@mcnradioalbania) on Jul 22, 2019 at 5:50am PDT
Fotot dhe videot e kapura nga gazetari tregojnë dashurinë e Fifit ndaj sufllaqes.