Filmi “There Is No Evil” që flet për dënimin me vdekje në Iran i regjisorit, Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin e madh në festivalin e filmit në Berlin.
Rasoulof u ndalua nga regjimi iranian që të bënte filma në vitin 2017 dhe për këtë arsye ai e realizoi filmin e tij të gjashtë “There is no Evil” në fshehtësi të plotë.
Atij nuk i lejohet gjithashtu që të dalë jashtë vendit për shkak të akuzave që janë ngritur ndaj tij për filmat e mëparshëm.
Çmimi i “Ariut të Artë” iu dorëzua vajzës së tij Baran, e cila gjithashtu është dhe një nga aktoret protagoniste në film. Vendin e dytë në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin e fitoi filmi “Never Rarely Sometimes Always”, nga regjisorja Eliza Hittman, i cili bën fjalë për abortin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
The post Filmi iranian “There Is No Evil” më i miri në festivalin e filmit në Berlin appeared first on 98.5 FM.