[ad_1]

Franca do të kërkojë që të mbrojë kurorën e Kampiones së Botës, me të njëjtin trajner.
Trajneri aktual, Didier Deschamps, i cili udhëhoqi Francën drejt triumfit në botërorin e fundit, “Rusi 2018”, firmosi një kontratë të re me “gjelat”.
Kontrata e tij e re zgjat deri në Botërorin 2022, që do të mbahet në Katar.
Pas këtij eventi, do të rishikohet e ardhmja e Deshamps, ndërkohë që ecuria e Francës në Euro 2020 nuk do të ketë efekte mbi të ardhmen e trajnerit francez.
Blutë nën drejtimin e tij, me të cilët Shqipëria ishte në grupet kualifikuese Euro 2020, kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

[ad_2]

Leave a Reply