[ad_1]

Gashi , një prej reperëve më të njohur në territorin shqipfolës i cili po njihet edhe në tregun ndërkombëtar, apo ka publikuar këngën e re ‘Mr Ferrari’. Por vetëm pak orë pas publikimit përmes një postimi në Instagram reperi ka zbuluar se pas saj fshihet një histori e vërtetë. Bëhet fjalë për një histori dashurie të dhimbshme, si ato nëpër filma, ku prindërit e vajzës ndërhyjnë për të prishur lumturinë e të rinjve, për shkak të diferencave sociale dhe ekonomike.

Kjo pasi në kohën që dy të rinjtë ishin të dashuruar, reperi nuk ishte ende i famshëm dhe as i pasur. Fundi i historisë? Vajza u martua me dikë tjetër, ndërsa Gashi u paraqit me një makinë luksoze në dasmën e saj.

‘Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”.

The post Gashi zbulon historinë e vërtetë dhe të dhimbshme që fshihet pas këngës ‘Mr Ferrari’ appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *