[ad_1]
Genta Ismajli, siç duket po e shijon tejet shumë jetën e re në Turqi.
Përveç se po xhiron klipin e ri dhe njëherësh po sjell duet me një artist turk, këngëtarja atje ka gjetur edhe fatin e jetës pasi tashmë e ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.
Së fundmi ajo bëri të ditur se takoi edhe një prej kuzhinierëve më të famshëm turk, i cili është i njohur për gatimet e tij tradicionale.
Ajo ka publikuar disa postime në rrjetet sociale, teksa shihet duke përgatitur bashkë me të Kunefe – një ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Mesme.
Këtë kohë, Genta ka qenë më aktive në rrjetet sociale derisa pjesën më të madhe po e kalon pranë të dashurit të ri.
Ajo po ashtu pranoi një sërë dhuratash luksoze nga ai, e në mesin e tyre edhe një makinë të tipit “Range Rover”
[ad_2]