[ad_1]
Glasgow Rangers ka pesë ditë kohë për të hequr dorë nga Eros Grezda, ndryshe do të detyrohet t’i paguajë faturat e pagave përpara merkatos së janarit.
Futbollisti i krahut të Kombëtares së Shqipërisë i është thënë nga Steven Gerrard se ai kurrë nuk do të luajë më për klubin skocez, pasi dyshohet se ka pështyrë mbrojtësin e Ballymena, Andrew Burns ndërsa po futeshin në dhomat e zhveshjes pas fitores së Kupës.
Grezda ka një rrugë të mundshme, teksa interesohen për të dy klube në Katar të interesuar për nënshkrimin e tij. Ai u ble për 2.5 milion euro nga Osijek vitin e kaluar.
Klubet – Kampionët e Katarit Al Sadd dhe Al-Rayyan, skuadra e vendit të katërt – ende nuk kanë mbyllur merkaton, sikurse kanë mundësi që të plotësojnë edhe numrin e nevojshëm të lojtarëve të huaj.
Dhe me mbylljen e merkatos së Katarit, deri të hënën në mbrëmje, Rangers shpreson të bëjë lëvizjen e duhur për Grezda, ndryshe ai do të paguhet në bazë të kontratës, por nuk do të jetë më pjesë e skuadrës skoceze, pas masës disiplinore që i vendosi trajneri Gerrard.
Trajneri i Rangers Gerrard tha se veprimet e 23-vjeçarit janë të papranueshme dhe shtoi se, “Grezda e ka mësuar ballë për ballë se cila është situata e tij. Ai u këshillua të gjente një ekip tjetër për veten e tij, që të luajë dhe ai është i vetëdijshëm për këtë.”
“Ne po mundohemi që të jemi të respektueshëm dhe t’i japim kohë atij”, theksoi Stiven Gerrard
[ad_2]