[ad_1]
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar pro shtyrjes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore prej emergjencës së koronavirusit.
91 deputetë votuan pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, duke vendosur kështu shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 23 qershor.
Në seancën e sotme deputetët e mazhorancës e justifikuan këtë zgjatje me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ndërkaq opozita kërkoi shpjegim të bazuar mbi një plan konkret, për zgjatjen për një kohë të tillë.
[ad_2]