[ad_1]

Edhe dy ditë na ndajnë nga premiera e filmi shqiptar ‘Gjyshja’ i regjisorit Eduart Grishaj, të cilin e njohim gjithashtu nga puna e tij në televizion me emision ‘Dua të të bëj të lumtur’, ndërkohe ky është filmi i parë i realizuar prej tij.
Filmi ‘Gjyshja’ vjen me një kast aktoresh të njohur si: Ema Andrea, Cun Lajçi, Rita Gjeka dhe Enxhi Cuku që luan rolin kryesor. Filmi trajton një histori të vërtetë, një dramë shqiptare. Tematika e filmit nuk është zbuluar ende, por kanë vershuar komente të ndryshme pas publikimit të trailerit, duke treguar kuriozitet dhe duke dhënë versionin e tyre për çfarë trajton filmi.
Aktorja Enxhi Cuku, njëkohësisht moderatorja e ‘Vakti i parë” në City Radio na tregon më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë projekt dhe cfarë duhet të presim nga ky film.
‘Eksperiencë shumë e mirë. Eduarti është një regjisor shumë i talentuar dhe korrekt, kasti e aktoreve profesionistë, kështu që xhirimet kanë shkuar shumë mbarë dhe të organizuara. Ndihem e vlerësuar që Edi e kishte menduar këtë rol per mua dhe ma propozoi, pasi skenari ishte shume intrigues dhe trajton një histori të vërtetë me një temë që shkakton shumë diskutim. Një temë shumë delikate, që gjen debat në të gjithë botën. Ky është një film që është realizuar vëtëm me një qëllim, nominimet në festivale. Nuk është një film që do jepet në kinema ose televizion. Është një film i cili pas premierës, urojmë që bëjë një rrugëtim festivalesh.’ ka përfunduar Cuku.

[ad_2]

Leave a Reply