[ad_1]
Artisti me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, i njohur edhe grimieri i Kim Kardashian, ka fituar së fundmi çmimin “American Influencer Awards 2019”! Mario e mori çmimin nga mikesha e tij e ngushtë, Kim Kardashian, e cila e ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë me artistin shqiptar. Ndërkohë pas marrjes së çmimit, Mario me lot në sy ka pranuar për herë të parë se është gay, dhe i ka prekur të gjithë me fjalimin ku pati edhe një mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve.
“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.
Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay!
The post Grimieri i Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç, me lot në sy e pranon për herë të parë : ‘Jam një 37-vjeçar i lumtur gay’ appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]