[ad_1]
Koronavirusi ka infektuar mbi 2 milion njerëz në botë e mes tyre nuk ka kursyer as personazhe të famshëm e deri tek politikanët. Është mësuar se edhe xhaxhai i grimierit të njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç është infektuar nga Covid-19.
Për këtë arsye Dedivanoviç ka treguar se ka dhënë kontributin e tij për mjekët e New York-ut, pasi janë heronjtë që ndodhen në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Përmes një postimi në Instagram, Mario është shprehur mirënjohjës për stafin mjekësor, duke i quajtur ata heronj, për punën e tyre të palodhur që po bëjnë për të sëmurët me Covid-19. Grimieri kontribuoi duke dhuruar qindra maska për stafin e një spitali në Bronx.
“Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New York-un. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi. Sot ne dhuruam qindra maska për një spital në Bronx që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska për fytyrën në dy spitale të tjera,”– shkroi ai.
The post Grimieri shqiptar dhuron qindra maska për një spital në New York appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]