[ad_1]
Grupi muzikor Metallica lajmëroi se është detyruar që të ndërpresë turneun botëror, për shkak të varësisë nga alkooli nga ana e këngëtarit James Hetfield.
Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të grupit, tre pjesëtarët e tjerë shpjegojnë se:
“Vëllai ynë James lufton dhe ka luftuar me varësinë e tij për shumë vite.
Tashmë fatkeqëasisht u detyrua që të rifutet në programin e rehabilitimit për varësinë ndaj alkoolit dhe po punon për shërimin e tij”.
Datat e turneut të shtyra dhe anuluara janë 17 tetori në Australi dhe 2 nëntori në Zelandën e Re, ndërkohë që vijon të jetë e konfirmuar 28 marsi në Amerikë.
[ad_2]