Beat FM Albania

Habit Rihanna, fotografohet në ditëlindjen e Drake

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Kohë më parë reperi i njohur Drake ka bërë publikisht një deklaratë ku shprehej se kishte ndjenja për këngëtaren nga ishujt Barbados, Rihanna.

Që prej atij momenti mediat e huaja kanë qenë të fokusuara në raportin mes tyre. Por ajo që ka habitur më shumë është se këtë herë ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit duke befasuar fansat.

Mësohet se Rihanna ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Drake dhe më pas ajo është larguar me makinë. Duket se dy artistët kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

Aktualisht Rihanna është në një lidhje të konsoliduar me biznesmenin Hassan Jameel.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED