[ad_1]

Ka nisur dje edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit në Berlin.  Dyshja drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau.

Berlinalja u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë.

Pjesëmarrëse është edhe Kosova me ‘Exil’, një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama. Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.

The post Hapet Festivali i Filmit Berlinale 2020, 340 filma në garë appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply