Ndërsa ish – manjati i kinematografisë, Harvey Weinstein, pret të vuajë dënimin për sulme seksuale, ka habitur një provë kundër tij në gjyq. Bëhet fjalë për një e-mail ku ai shkruan se Jennifer Aniston “duhet vrarë” pasi besonte se ishte një nga akuzueset e tij për abuzimet seksuale.
Publicisti i aktores, Stephen Huvane, ka mohuar që regjisori i famshëm ta ketë ngacmuar atë ndonjëherë.
Ndërkaq vetë Aniston zbuloi gjatë një interviste vitin e kaluar, një moment të sikletshëm kur ajo ishte ndodhur në tavolinë me mikun e saj dhe Weinstein i kishte kërkuar këtij të fundit të ngrihej nga tavolina.
The post Harvey Weinstein e donte Jennifer Aniston… të vdekur! appeared first on 98.5 FM.