[ad_1]

Heidi Klum e dashuron festën e Halloween-it.

Ajo jo vetëm që e merr shumë seriozisht dhe shndërrohet në personazhet më të vështirë, por ia del plot sukses.

Çdo vit njerëzit mezi presin të dinë sesi do të jetë shndërruar Mbretëresha e Halloween-it dhe këtë vit ishte shumë i frikshëm rezultati.

Modelja gjermane 46-vjeçare ishte veshur si një alien që po sulmonte botën.

Ajo arriti në festën e Halloween-it në New York të enjten, e veshur me një kostum të frikshëm, me zorrët që dukeshin në barkun e saj dhe skeletin jashtë.
Stafit të Heidi-t iu deshën orë të tëra për të punuar me kostumin e saj dhe na duhet të themi që ia arriti qëllimit edhe këtë vit.

[ad_2]

Leave a Reply