[ad_1]

“I ka thyer dhëmbët”, vëllai i Doja Cat dhunë ndaj saj, denoncohet nga e ëma!



Doja Cat është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën këte pretendim nxorri nëna e tyre para një gjykatësi.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncim, hedh disa akuza të rënda.

Mamaja e Dojas e liston artisten si një person që ka nevojë për mbrojtje nga Raman. Kjo nuk është e gjitha, nëna e Dojas gjithashtu pretendon se Raman e ka dhunuar fizikisht atë dhe ka shkatërruar e vjedhur disa nga pronat e saj. Në dokumente, pretendon se Raman është gjithashtu abuziv verbalisht ndaj motrës së tij të famshme, ku në një moment ia ka thyer edhe dhëmbët.

Gjykatësi i dha nënës së këngëtares urdhër mbrojtjeje nga Raman në pritje të një seance për një urdhër ndalimi të përhershëm, por nuk dha të njëjtën mbrojtje për Doja Cat – në vend të kësaj, duke thënë se artistja do të duhej të paraqiste kërkesën e saj për një urdhër ndalimi.







[ad_2]

Leave a Reply