[ad_1]
Një fanse e vogël e Ledri Vulës nga Kosova i ka shkruar një letër babagjyshit ku i lutet që këtë vit t’i sjellë një surprizë, të takojë Ledrin.
“I dashur babagjysh këtë vit jam sjellë shumë mirë. Të lutem që këtë vit të ma sjellësh një surprizë për mua. Dua të takoj Ledri Vulën të lutem”, shkruan vajza e vogël.
Kjo letër ka rënë në dorën e Ledrit dhe menjëherë ia ka plotësuar dëshirën. Ai shkon dhe e takon vogëlushen.
Madje reperi ka publikuar dhe një foto ku shfaqet pranë saj dhe ka një mesazh për të gjithë fëmijët.
“Fëmijë bëhuni të mirë. Ëndrrat bëhen realitet”, shkruan Ledri.
[ad_2]