[ad_1]
Tre punonjës të Policisë së Shtetit në Has janë infektuar me Covid-19. Bëhet e ditur se ata janë izoluar bashkë me familjet e tyre në shtëpi.
Ndërkohë situatë më e rëndë paraqitet në qytetin e Shkodrës ku numri i të infektuarve ka shkuar në 44.
Numri ka shkuar në 377 numri i të infektuarve në të gjithë vendin. Është rritur numri i të prekurve në Tiranë, Shkodër dhe Has.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka apeluar sot për më shumë kujdes nga të gjithë qytetarët për të mos ndodhur ajo që po ndodh në këto tri qytete, ku numrat e të prekurve rriten çdo ditë.
MSH konfirmoi 22 viktima, përfshirë këtu trajnerin e boksit, Skënder Kurti.
Lajmi i mirë për sot është se janë 12 persona të shëruar, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri në 116.
[ad_2]