[ad_1]
Ish-asistentja e aktorit të njohur Robert De Niro e ka hedhur në gjyq këtë të fundit, duke pretenduar se i ka drejtuar komente abuzive dhe seksiste, si dhe i ka shkurtuar pagën jashtë orarit të punës. Graham Chase Robinson kërkon prej tij një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh. Ajo pretendon gjithashtu se zotëron si prova thirrje të regjistruara telefonike.
Padia vjen për fituesin e çmimit Oskar dy muaj pasi “Canal Productions” i De Niro-s e paditi Robinson për shpërdorim të qindra mijëra dollarëve, duke rimbursuar veten për sende personale dhe luksoze. Mirëpo, ish-asistentja shprehet se De Niro ka ngritur akuza ndaj saj që t’i shkatërrojë karrierën dhe reputacionin.
“Kërkesat e De Niro-s drejtuar Robinson, nuk kanë qenë kurrë të imponuara tek meshkujt e stafit. Trajtimi ishte i papërshtatshëm, keqbërës, abuziv dhe i patolerueshëm”-thotë avokati i paditëses.
Graham Chase Robinson ka punuar për Robert De Niro-n nga viti 2008 deri në prill të këtij viti. Aktori po shihet momentalisht në ekranin e madh me intepretimet e tij në filmin “Joker” dhe “The Irishman”.
[ad_2]