Beat FM Albania

Ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes



Ish-i i Mariah Carey, Bryan Tanaka ka thyer heshtjen mbi ndarjen e tyre për të cilën deklaron se ishte “vendim i përbashkët”.

Të martën, ai postoi një deklaratë të gjatë ku thoshte:

Vendimi ynë për të vijuar në rrugë të ndryshme është i përbashkët dhe tashmë ecim veçmas me respekt të thellë dhe mirënjohje të madhe për kohën e paçmueshme që kemi kaluar. Kujtimet dhe bashkëpunimet artisitke që krijuam janë të gdhendura përgjithmonë në zemrën time”.

Më tej, ai shpreh vlerësimin ndaj këngëtares dhe familjes së saj. “Dedikimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi kundrejt artit na kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit tonë. Dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të mrekullueshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve kanë plotësuar jetën time në mënyra që fjalët s’mund t’i shprehin”.

Ndërkohë nga këngëtarja nuk kemi ende një reagim.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED