[ad_1]
Në Shqipëri u regjistruan 24 orët e fundit 17 raste të reja me koronavirus duke çuar në 400 numrin total të të prekurve.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, të cilët kanë gjetur vdekjen.
Një lajm i mirë vjen nga situata në Shqipëri pasi 23 pacientë janë shëruar gjatë këtyre orëve duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve në vend.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.
Aktualisht në shërbimin infektiv janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
[ad_2]