Beat FM Albania

Italia zgjedh Irmën për të kënduar Bella Ciao-n shqip

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një këngë e rezistencës, e lirisë, e luftës së përbashkët përshëndeti Italinë në ditën e saj, në Ditën e Çlirimit.

“Bella Ciao” u këndua nga 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Irma Libohova jonë. E kujdesshme për të kuruar çdo detaj, edhe veshjen e saj kuqezi me shqiponjën në zemër.

Projekti u koordinua nga Tommaso Primo dhe kënduan: Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.

Shijojeni!

View this post on Instagram

“Bella ciao”, kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës , sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, por jo më pak vrastar, Kovid-19.  Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij nën drejtimin e kantautorit napolitan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore, me produksionin e @giuseppe_spinelli_gt , i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe @stellamanfrediviolin Një version i fuqishëm dhe pasionant Një thirrje gëzimi nga çdo kontinent, por dhe një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku. Në këtë iniciativë artistike bën pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës që se bashku me Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali do na përcjellin një nga versionet më të bukura te Bella ciao. Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, na tregon se kënga “Bella ciao” përfaqëson këngën e rezistencës dhe të intonosh këtë këngë me kantautor nga vënde të tjera të botës shërben për të ripërcjellë bashkimin mes popujve, për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë, por është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të . Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe njerëzor, sidomos në një moment si ky, kaq të komplikuar , ku bashkimin duhet ta kërkojmë e ndërtojmë me cdo kusht. Tommaso dëshironte të krijonte nje sillogjizëm mes asaj që ka përfaqësuar kënga Bella Ciao, pra një këngë rezistence që nga koha kur fshataret që merreshin me korrjen e orizit e adoptuan apo kur u kthye në pjesë të revolucionit në Amerikën e Jugut. Sot jemi një popullatë botërore e paralizuar përballë këtij virusi, por do ja dalim, sic ja kemi dalë gjithmonë. Shpresoj ta mireprisni!??@tommasoprimosupersaiyan @brunakolamece @atelie_eli_durres Falenderoj ne menyre te vecante @brunakolamece qe me beri pjese te ketij projekti dhe qe eshte dhe autorja e ketyre fjaleve te thena ketu.???

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova) on Apr 25, 2020 at 5:43am PDT



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED