[ad_1]
Kujta dhe Meri, stilistët shqiptarë që realizuan fustanin që Beyonce veshi për ditëlindjen e 50 të Diddy, folën për herë të parë pas bujës së jashtëzakonshme që pati lajmi. Ata thanë se u kontaktuan nga stafi i këngëtares përmes emailit dhe për të realizuar fustanin u deshën tre ditë punë pa pushim.
“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta. Modeli ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy që kanë mbeturt, çifti do t’i ruajë për vajzat e veta, por një version i ngjashëm shitet në dyqanin e brandit Kujta & Meri në Milano me një çmimin prej 6000 eurosh.
The post Ja sa ka kushtuar fustani që Beyonce veshi në 50-vjetorin e Diddy-t, krijuar nga stilistët shqiptarë appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]