[ad_1]
James Blunt ende habitet që hiti i tij “You’re Beautiful” shihet si një klasik romantik, pasi në fakt është një këngë “e frikshme” për “përndjekjen” e ish të dashurës. Kantautori britanik fitoi famë ndërkombëtare pasi kënga në fjalë arriti në top listat britanike dhe amerikane në vitin 2004, por e konsideron të çuditshme që është bërë një himn aq i popullarizuar.
“Gjithmonë portretizohet si këngë romantike, por në fakt është paksa e frikshme”, thotë ai për “The Guardian”. Këngëtari shpjegon se kënga bën fjalë për një djalë (që është ai) i cili e përndjek të dashurën e dikujt tjetër në metro. Teksa shpjegon momentin që e frymëzoi këngën, ai shtoi se një ditë ishte në metro në Londër dhe e pa një ish të dashur me të dashurin e saj të ri. Sytë e tyre u takuan, por ata thjesht ecën pranë njëri-tjetrit, dhe Blunt shkoi në shtëpi dhe shkruajti fjalët e ‘You’re Beautiful’ për dy minuta. Edhe pse “Your’e Beautiful” është aq e popullarizuar, kënga ka qenë subjekt i kritikave, por James ende është krenar për faktin se kjo këngë është përgjegjëse për suksesin e tij.
The post James Blunt: “You’re Beautiful” është një këngë “e frikshme” për ish të dashurën appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]