[ad_1]
Ricky Martin ka dhënë së fundmi lajmin se do bëhet baba për herë të katërt. Lajmin e bukur këngëtari e dha teksa mori çmimin për angazhimin e tij ndaj komunitetit LGBTQ.
“Familja ime është këtu, bashkëshorti im Jwan, të dua. Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu. Ju dua me gjithë zemër, jeni forca ime, më frymëzoni çdo ditë, më motivoni të vazhdoj të bëj atë që po bëj dhe jeni fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh Ricky dhe përmendi edhe vajzën e tij të vogël Lucian duke e quajtur “dritën e jetës së tij”.
“Dhe meqë ra fjala dua t’ju lajmëroj se jemi në pritje të ëmbël. E dua familjen e madhe”, tha këngëtari.
Ricky Martin është i martuar me artistin Jwan Josef që prej vitit 2017. Ricky ka një vajzë dhe dy djem binjak të lindur nga një nënë surrogate.
[ad_2]